STAFI

Anëtarët e Këshillit të Qendrës:

Nr. Titulli Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Edona Llukaçaj [email protected]
2 Prof. Asoc. Dr. Zhuljeta Daja [email protected]
3 Prof. Assoc. Dr. Isa Erbaş [email protected]
4 MSc. Ilberjan Durmishi [email protected]
5 Msc. Malvina Sukaj [email protected]
6 MSc. Resul Kiliç [email protected]
7 Msc. Esmeralda Dema [email protected]

 

Dr. Ana Uka

Dr. Ana Uka ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Edukim dhe Psikologji Këshillimi në Universitetin e Stambollit dhe Universitetin Leiden. Studimet doktorale i ka përfunduar mbi Psikologjinë e Familjes dhe Komunitetit në Institutin e Familjes dhe Jetës në Komunitet në Universitetin Clemson në Karolinën e Jugut, SHBA. Ajo ka punuar si eksperte (psikologe) nëpërmjet Këshillit të Programeve Ndërkombëtare dhe Programeve Ndërkombëtare të Columbus-it (CIPUSA & CIP) të Departamentit Amerikan të Shtetit në disa qendra dhe shkolla në Kalamazoo/Michigan, Columbus/Ohio dhe në Austin, Texas, SHBA gjatë viteve 2007–2009. Gjithashtu është dhe kryeredaktore e revistës Beder Journal of Educational Sciences (BJES) (2020- në vazhdim). Dr. Uka vijon të jetë bashkëpunëtore në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe bashkautore në shumë artikuj shkencorë me studiues të huaj si nga Portugalia, Izraeli, SHBA, Hollanda, Austria, Spanja, Polonia dhe Kroacia. Gjithashtu bashkëpunon në disa projekte ndërkombëtare me lidership të Universitetit të Coimbrës, Portugali, Universitetit të Vjenës, Austri dhe Universitetit të Seviljës, Spanjë në fushën e “Depresionit Perinatal tek Nënat”, “Sfidave të Edukimit të të Rinjve Gjatë Pandemisë në Europë” dhe “Suporti i Familjes për Mirëqenien e Fëmijëve në Europë” në kuadër të projekteve COST Actions – Horizon 2020.

Prof. As. Dr. Isa Erbas

Prof. Asoc. Isa Erbas ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në programin e Gjuhës Angleze dhe Mësimdhënies në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Penzës, Penzë, Rusi. Krahas masterit në Gjuhë dhe Mësimdhënie Angleze, ai ka mbaruar masterin e dytë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. Ka kryer doktoraturën në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Dr. Erbas ka ndjekur trajnime nga Departamenti i Edukimit të Vazhdueshëm i Universitetit të Oksfordit dhe Oxford University Press në lidhje me menaxhimin e ELT dhe mësimdhënien e anglishtes për adoleshentët.

Prof. As. Dr. Zhuljeta Kadilli Daja

Prof. Asoc. Zhuljeta Kadilli Daja ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Humane, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan përreth 21 vite. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Histori-Gjeografi ne vitin 1983. Fusha e kërkimit është periudha e fundit e shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Ka botuar monografinë “Elbasani në vitet 1892-1908, sipas regjistrave Osmanë” (2014).

 

 

 

 

Plani Mësimor

STAFI