Trende dhe Tendenca Bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit

Në kuadër të serisë së Seminareve Techno-Bus, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshem dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit te Teknologjise dhe Biznesit organizuan seminarin e hapur me temë "Trende dhe Tendenca Bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit" me të ftuar Prof. Dr. Betim Çiço, profesor i Inxhinierise Kompjuterik në Universitetin Epoka.
Gjatë seminarit, Prof. Çiço ndau me studentët shembuj dhe situata nga përvoja e tij prej më shumë se 4 dekadash si profesor i Inxhinierisë Kompjuterike por edhe si drejtues i katedrës së Inxhinierisë së Elektronikës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës deri në vitin 2008. 
Ai u fokusua në trendet më të fundit të Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit sidomos ne fushën e Inxhinierisë Software-ike si gjuhët e programimit (C, C++, Python, iCloud etj.) por edhe trendet më të fundit si Big Data ose Data Science, Cloud Computing, Quantum Computing, Artificial Intelligence, Machine Learning, Deep Learning, Smart City etj. 
Diskutimi mbi këto trende zgjoi shumë interes tek studentët.