“Komunikimi i Ideve”- leksion i hapur.

Më 13 Janar 2025, në orën 17:00, në auditorin A203, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion organizoi  leksionin e hapur “Komunikimi i Ideve,”  mbajtur nga Z. Alban Bala, ekspert i komunikimit me mbi 30 vite eksperiencë. Në leksionin ku morën pjesë studentë të programeve të ciklit te dyte ne Departamentit. të Shkencave të Komunikimit dhe Gjuhës e Letërsisë Angleze, z. Bala trajtoi rëndësinë e ideve si burimi më i vlefshëm për zhvillim dhe ndryshim të qëndrueshëm. Ai argumentoi se idetë nuk ekzistojnë në vetvete, por marrin kuptim brenda kontekstit social dhe strategjik ku zbatohen, duke nxitur veprim, konsensus dhe progres. Z. Bala theksoi se kontakti i vazhdueshëm dhe i ndërgjegjshëm me idetë është i domosdoshëm për të shmangur konsumimin sipërfaqësor të tyre. Diskutimi përfshiu rëndësinë e fleksibilitetit në planifikim, matjen e rezultateve dhe përshtatjen e ideve në realitete të reja sociale dhe teknologjike, duke vënë në dukje se suksesin e një ideje e përcakton mënyra e komunikimit dhe zbatimit të saj.