TË REJA Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024) CSDI organizon Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar: Trende dhe Tendenca Bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit "Tendencat e Reja në Teknologji dhe Biznes në Rajon dhe më Gjerë" Seminar me temë: “Një jetë në arsim! Si të kultivojmë vlera për arsimin?”, me të ftuar Prof. Dr. Sadije Bushati. KALENDARI I AKTIVITETEVE 25MAJ "Tendencat e Reja në Teknologji dhe Biznes në Rajon dhe më Gjerë" 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve Historia e medias dhe transformimet mediatike Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022 Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë Home / Lajme / Activities KALENDARI I AKTIVITETEVE 25MAJ "Tendencat e Reja në Teknologji dhe Biznes në Rajon dhe më Gjerë" QENDRA KËRKIMORE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM DHE INOVACION FAKULTETI I TEKNOLOGJISË DHE BIZNESIT KOLEGJI UNIVERSITAR “BEDËR” NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E INXHINIERISË KOMPJUTERIKE UNIVERSITETI EPOKA Organizon SIMPOZIUMIN E 3-TË NDËRKOMBËTAR "TENDENCAT NË ZHVILLIM NË TEKNOLOGJI DHE BIZNES NË RAJON DHE MË GJERË" Data: 25 maj, 2023 Të nderuar kolegë, Me kënaqësi ju mirëpresim në Simpoziumin e 3-të ndërkombëtar me temë: "Tendencat E Reja Në Teknologji Dhe Biznes Në Rajon Dhe Më Gjerë" organizuar nga Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion dhe Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar "Beder" në partneritet me Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka, Tiranë, Shqipëri, më 25 maj 2023. Simpoziumi synon të sjellë së bashku akademikë të ftuar, studiues, palë të interesuara dhe ekspertë të fushës nga komuniteti vendor dhe ndërkombëtar për të ndarë njohuritë dhe idetë e tyre të reja për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale në fushat e Biznesit dhe Teknologjisë në rajon dhe më gjerë. Ai gjithashtu ofron një platformë kryesore ndërdisiplinore për studiuesit, praktikuesit dhe palët e interesuara për të paraqitur dhe diskutuar risitë, tendencat dhe shqetësimet më të fundit, si dhe sfidat praktike të hasura dhe zgjidhjet e miratuara në fushën e Teknologjisë dhe Biznesit. Modaliteti Hibrid: Ngjarja do të zhvillohet në një format hibrid ku disa nga folësit e ftuar do të drejtojnë fjalimin e tyre në internet përmes platformës virtuale të ngjarjeve tona akademike të dedikuara. Simpoziumi do të mbahet më 25 maj 2023 (ditë e enjte) në sallën e Senatit të Kolegjit Universitar Beder, Tiranë, SHQIPËRI. Keynote Speaker Dr. Lisa Cowey, MBA Lisa Cowey has over 30 years of experience in the field of research and innovation including direct experience of high-tech spinout, equity fund raising and successful trade sale with technology and knowledge based ventures in the UK, USA and Germany. For the last 13 years Lisa has worked extensively with PROs and SMEs across Europe to help them innovate through research commercialization and new product development as well as through innovation management and organizational development. She has worked in the Western Balkans since 2006. She was the Team Leader for the EU funded project & #39; EU4TECH PoC & #39; and has worked for the RCC, World Bank and ETF for projects that span the region. Lisa has a PhD in Physics from the University of Oxford, an MBA from Oxford Brookes University Business School and a Diploma in IP from Bournemouth University Business School IP Unit. She is also accredited by WIPO in the area of New Plant Variety Protection. She has recently completed courses with Oxford University Business School on ‘Blockchain Strategy’ and ‘AI for business’ aimed at business owners and leaders. For the last 3 years Lisa has delivered the innovation aspect of the ‘Blue Growth Leaders Academy’ for Klaipeda University in Lithuania. 04SHK “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020” Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër organizon Workshop-in Online me temë: “Ecuria e ekonomisë shqiptare për periudhën 2015-2020”. Disa nga temat që do të diskutohen në këtë workshop janë: • Ecuria e borxhit të jashtëm gjatë këtyre 5 viteve; • Si kanë ndikuar PPP në ekonominë shqiptare dhe në rritjen e borxhit? • Cila ka qenë efiçenca e menaxhimit të PPP? Referues do të jenë: • Dr. Ndriçim Ciroka - Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Bedër; • Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani - Dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Bedër; • Eduina Maksuti – Lektore pranë Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit, Bedër; • Irina Canco – Lektore në Universitetin Europian të Tiranës; • Uran Derri - Specialist ekonomie dhe finance; • Bledar Striniqi - Pedagog finance në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Datë: 04 shkurt 2021 Ora: 11:00 Takimi do të zhvillohet nëpërmjet platformës ZOOM. 29JAN A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër, më datë 29 janar 2021, ora 15.00, organizon leksionin online me temë: A duhet të mësohet patriotizmi në shkollë? I ftuar është As. Prof. Dr. Ksenafo Akulli, Profesor në fushën e edukimit në Universitetin Franklin në Ohio, USA Ky aktivitet organizohet nga përgjegjësja e departamentit të Edukimit dhe Gjuhës Angleze, Dr. Ana Uka, ku do të marrin pjesë studentë të këtij departamenti. Aktiviteti organizohet nëpërmjet aplikacionit ZOOM. Link: https://zoom.us/j/96549897690?pwd=SUNpakdySUxIcHR1SXlGcXI1cG9YQT09 18DHJ “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik” Kolegji Universitar Bedër organizon webinar-in me temë: “JStor, Çelësi për Kërkimin Akademik”, i cili do të mbahet nga Dr. William K. Martin, zv/Rektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Webinar-i do të zhvillohet të premten, datë 18 dhjetor, ora:13:30, nëpërmjet platformës Google Meet. Në këtë organizim janë të ftuar të gjithë studentët e KU Bedër dhe për të marrë pjesë, ju lutem mund të logoheni në platformën “Google Meet” duke klikuar linkun më poshtë. Linku: meet.google.com/dif-ahaj-biu Ju mirëpresim! 17DHJ Bedër Alumni Awards 2020 Zyra e të Diplomuarve në Kolegjin Universitar Bedër organizon për të katërtin vit radhazi “Bedër Alumni Awards”. E enjte, 17 dhjetor 2020 Ora: 17:00 ✅ Për të marrë pjesë online në këtë event mund të përdorni kompjuterin, tabletin ose smartphonin tuaj të lidhur me internet. ✅ Shkarkoni aplikacionin “ZOOM” nëpërmjet Google Play ose App Store dhe në orën e caktuar klikoni tek ky link: https://zoom.us/j/96439264760... ✅ Më pas duhet të fusni këto të dhëna për tu lidhur: Meeting ID: 964 3926 4760 Passcode: 516739 Ju mirëpresim! 16DHJ “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Simpoziumi i X Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19” Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizojmë më datë 16 dhjetor 2020, ora 15.00, Simpoziumin e X-të Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”. Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë: Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër; Dr. Georgos Gaitanos, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos; Dr. Lorenzo Rossetti, Institute, Instituti Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian. Meeting ID: 948 9308 1049 Password: 123456 18SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Shkencave të Komunikimit Kolegji Universitar Bedër organizon sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Shkencave të Komunikimit. Organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të shkencave të komunikimit. Data: 18 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri) 17SHT Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Drejtësisë Kolegji Universitar Bedër organizon ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Drejtësisë. Këtë vit organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master. Data: 17 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri)