QENDRA PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM DHE INOVACION

  • ENGLISH
  • RRETH QENDRËS
  • OBJEKTIVAT
  • STAFI
  • ZYRA E KËRKIMIT SHKENCOR
  • AKTIVITETE

TË REJA

  • Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation”
  • Zhvillohet webinar-i: "The New Same Old: Crossroads in the Digital Era: Empowering, Inclusive and Innovative Education for Sustainable Development"
  • Lista e kandidatëve fitues – Raundi II (2023 - 2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • Lista e kandidatëve fitues - Raundi I (2023-2024)
  • CSDI organizon Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar:
  • Trende dhe Tendenca Bashkëkohore në Teknologjinë e Informacionit

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • 27
    SHK
    “Fuqizimi i Grave për Zhvillim të Qëndrueshëm”
  • 13
    JAN
    “Komunikimi i Ideve”- leksion i hapur.
  • 17
    DHJ
    Korniza e BE për Kompetencat e Sipërmarrjes- ENTRECOMP
  • 20
    NËN
    Shqip në Bedër: Tryezë e Rrumbullakët për Vitin e Gjuhës Shqipe
  • 12
    NËN
    Masat e subjekteve tregtare për përputhshmërinë me inspektimet shtetërore
  • 23
    TET
    Literature as Translation & Transmission
  • 05
    QER
    Welcoming Dr. Montserrat Mateos Sanches

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit
  • Filluan regjistrimet për raundin e parë të aplikimeve
  • Historia e medias dhe transformimet mediatike
  • Procesi i Përgatitjes së Planit Strategjik 2017-2022
  • Seanca orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë
Home / Lajme / Activities

KALENDARI I AKTIVITETEVE

16
DHJ

“Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”

Simpoziumi i X Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”   Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, Kolegji Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizojmë më datë 16 dhjetor 2020, ora 15.00, Simpoziumin e X-të Ndërfetar: “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”.   Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë: Dr. Genti Kruja, Departamenti i Shkencave Islame, KU Bedër; Dr. Georgos Gaitanos, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos; Dr. Lorenzo Rossetti, Institute, Instituti Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian.   Meeting ID: 948 9308 1049 Password: 123456  
18
SHT

Ceremonia e Diplomimit 2020

Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Shkencave të Komunikimit   Kolegji Universitar Bedër organizon sot ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Shkencave të Komunikimit.   Organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master të shkencave të komunikimit.   Data: 18 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri)
17
SHT

Ceremonia e Diplomimit 2020 – Departamenti i Drejtësisë

Kolegji Universitar Bedër organizon ceremoninë e diplomimit të brezit të 7-të të studentëve në Departamentin e Drejtësisë.   Këtë vit organizimi do të bëhet në rang departamenti për shkak të masave strikte ndaj pandemisë COVID19. Pjesëmarrës në ceremoni do të jenë vetëm studentët e diplomuar në programet bachelor dhe master.   Data: 17 Shtator 2020 Ora:18:00 Vendi: Kolegji Universitar Bedër (Kampusi i Ri)
31
DHJ

Organizohet aktiviteti “Mbrëmje folklorike” në kuadër të fushatës

Studentët e vitit të dytë të programit Master i Shkencave, dega Marrëdhënie me Publikun dhe Gazetari organizuan mbrëmjen folklorike në ambientet e biblotekës së Kolegjit Universitar Bedër. Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese "Ruaj traditën, festo shqip”, aktiviteti konsistoi në një mbrëmje kushtuar këngëve dhe valleve popullore shqiptare. Të ftuar në takim ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Rahim Ombashi si dhe shkrimtari i mirënjohur dhe pedagogu Prof. Dr. Agron Tufa, të cilët referuan për të pranishmit një sërë informacionesh dhe kuriozitetesh në lidhje me rrënjët e folklorit shqiptar. "Folklori është një e shkuar shpirtërore që nuk e blejmë dhe nuk e kthejmë dot, por e marrim me vete dhe e përkthejmë në vlera që na karakterizojnë dhe na dallojne nga të tjerët. Arti ka vetëm një çmim - vlerat shpirtërore, për të cilat kemi shumë nevojë", tha Prof. Dr. Ombashi. Ndërsa Prof. Dr. Tufa u shpreh se: “Rëndësia këngës popullore e folklorit dhe të formave të krijimtarisë popullore padyshim që përbjnë një vulë të identitetit për çdokënd.” Në fund të takimit studentët kishin mundësinë që të risillnin në kujtesë disa nga këngët e vjetra shqipe nëpërmjet leximit dhe këngës.  
13
MAJ

Seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Departamenti i Shkencave të Edukimit në Bedër, zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e kësaj lënde në maturën shtetërore. Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës. Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni, ju mirëpresim!
13
MAJ

Seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze.

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze zhvillon seancat orientuese për maturën shtetërore në lëndën e gjuhës Angleze. Ky program synon tu vijë në ndihmë maturantëve në përgatitjen e tyre për provimin e gjuhës angleze në maturën shtetërore. Seancat orientuese do të zhvillohen nga pedagogë të institucionit tonë dhe do të ofrohen falas për të gjithë maturantët e interesuar. Theksojmë se për tu bërë pjesë e trajnimit çdo maturant duhet që paraprakisht të bëjë regjistrimin përkatës. Seancat e trajnimit do të zhvillohen sipas tabelës së bashkëngjitur në poster. Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni!
27
MAJ

International Day 2015

Aktiviteti do të zhvillohet në 28 maj 2015 Studentët ashtu si dhe herët e tjera të vendosur në stenda të caktuara do të përfaqësojnë vendin e tyre me veshje dhe ushqime tradicionale. Qëllimi i këtij organizimi është krijimi i një ambjenti multikulturor që ka në thelb njohjen dhe promovimin e pothuajse 17 kulturave (shteteve) të ndryshme nga të cilat vijnë studentët tanë.
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • >
© 2025 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.