Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion (CSDI) dhe Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka organizuan Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar me temë: "Tendencat në zhvillim në fushën e teknologjisë dhe biznesit në rajon dhe më gjerë" në ambientet e Kolegjit Universitar Beder, në një format hybrid.
Me pjesëmarrjen e një niveli të lartë akademikësh dhe profesionistësh të fushave të Teknologjisë dhe Biznesit, në këtë simpozium u trajtuan tema me në fokus trendet më të fundit në Teknologji dhe Biznes.
Përgjegjësja e Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion, Dr. Ana Uka iu uroi mirëseardhjen ekspertëve në këtë simpozium dhe foli mbi rëndësinë e zhvillimit teknologjik në biznes.
Më pas punimet e konferencës i përshëndeti edhe rektori I Kolegjit Universitar Bedër Prof. Dr. Gjergj Sinani dhe dekanja e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Titida Abdurrahmani.
Të ftuarit e dy paneleve ishin përfaqesues të Universiteve nga Kina, Amerika, Rumania, Zvicra dhe Anglia si dhe agjensive apo kompanive të ndryshme në fushën e Teknologjisë dhe Biznesit dhe si folëse kryesore në këtë simpozium ishte e ftuar Dr. Lisa Cowey, MBA, nga Mbretëria e Bashkuar.
Të ftuarit e të dy paneleve gjetën mundësinë të ndajnë njohuritë, idetë dhe ekspertizën e tyre dhe të diskutojnë mbi tendencat më të fundit si dhe sfidat e hasura dhe zgjidhjet praktike në këto fusha.
Ky aktivitet i shtrirë gjatë një ditë, gjithashtu i dha mundësi studentëve dhe stafit të njihen më nga afër me ekspertë nga e gjithë bota dhe të diskutojnë rreth këtyre trendeve.