Korniza e BE për Kompetencat e Sipërmarrjes- ENTRECOMP

Më 17 Dhjetor 2024, në orën 14:00, në auditorin A203, Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion, në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit, organizoi një leksion të hapur me temë : "Korniza e BE për Kompetencat e Sipërmarrjes(ENTRECOMP)”, e zhvilluar nga Prof. Assoc. Dr. Imelda Sejdini, eksperte menaxhimi dhe Dekane Fakulteti pranë UNIEL. Këto kompetenca synojnë të ndihmojë individët të zhvillojnë aftësi për të vlerësuar veten, mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm, për të identifikuar mundësi dhe për të kthyer idetë në veprime konkrete në fushën e sipërmarrjes dhe biznesit. Ajo theksoi rëndësinë e kreativitetit si bazë për suksesin, analizat strategjike si SWOT dhe PESTLE dhe përdorimin e teknikave si brainstorming për të gjeneruar dhe rafinuar ide. Gjithashtu, u diskutuan mënyrat për të planifikuar dhe financuar projekte biznesi fitimprurëse dhe të qëndrueshme.