Më 12 Nëntor 2024, në orën 11:30, në Sallën e Senatit, Qendra për Zhvillim te Qëndrueshëm dhe Inovacion në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë organizoi një leksion të hapur me temë : "Masat e subjekteve tregtare për përputhshmërinë me inspektimet shtetërore", me të ftuar Msc. Juljan Gjura.. Në këtë leksion të hapur morën pjesë anëtarë të Stafit Akademik, anëtarë të QZHQI si dhe studentë të angazhuar në programin e Drejtesisë, pranë Kolegjit Universitar Bedër. Gjatë këtij leksioni u diskutua mbi detyrimet e subjekteve për të qenë në koherencë me kërkesat ligjore dhe nënligjore të marrëdhënieve të punës, të ambienteve të ushtrimit të aktivitetit dhe kërkesat tekniko-industriale të tyre. Z. Gjura theksoi se sfidat si mungesa e stafit të trajnuar, lidershipi i dobët dhe konkurrenca e padrejtë, jane krijuar në pengesa kryesore në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut.
Z. Gjura gjithashtu analizoi metodat dhe sfidat e subjekteve në përmbushjen e detyrimeve, minimizimin e kostove dhe menaxhimin e inspektimeve. Disa zgjidhje që ai propozoi ishin : ngritja e politikave të bazuara në vlera, trajnimi i stafit dhe krijimi i linjave raportuese për shkeljet. Këto ndryshime mund të ndihmojnë në parandalimin e praktikave korruptive dhe të ofrojnë një kornizë të sigurt për raportimin e shkeljeve të mundshme.
Z. Gjura së fundi theksoi se ndjekja e e standardeve ndërkombëtare mund të përmirësojë imazhin dhe efektivitetin e bizneseve shqiptare, diçka që akoma pritet të realizohet.