Aktiviteti 2: Me 5 Qershor 2024, ora 14:00 ne Sallen e Senatit Dr. Montserrat Mateos Sánchez, nga Universiteti Papnor i Salamankës zhvilloi leksionin e hapur me titull "Technology, Innovation and Digital Transformation".
Ne kete leksion te hapur moren pjese stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit te Teknologjise dhe Biznesit dhe Fakultetit te Shkencave Humane dhe Drejtesise te KUB si dhe studente ne ciklin e dyte te studimeve. Tema kyce e leksionit dhe diskutimeve pasuese ishin sfidat e hasura nga institucionet e edukimit te larte (IAL) ne vend dhe rajon por edhe me gjere ne perfshirjen dhe zhvillimin e projekteve dhe aplikacioneve qe adresojne problemet e tyre te perditshme ne epoken digjitale dhe menyrat per te kapercyer pengesat e shpeshta.