Zhvillohet webinar-i: "The New Same Old: Crossroads in the Digital Era: Empowering, Inclusive and Innovative Education for Sustainable Development"

Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion në KU - Bedër në kuadër të bashkëpunimit institucional me Konsorcumin Akademik EUMMAS zhvilloi ditën e djeshme, më 18 Prill, webinarin me temë: “The New Same Old:  Crossroads in the Digital Era: Empowering, Inclusive and Innovative Education for Sustainable Development”. 
 
Nën moderimin e përgjegjëses së Qendrës Kërkimore, Dr. Edona Llukaçaj, webinari bëri bashkë 59 pjesëmarrës nga 19 vende të ndryshme të botës. 
 
Folësit kryesorë në event ishin: 
 
Prof Dr. Gjergj SINANI, Rektor, Kolegji Universitar “Bedër”
 
Prof Dr. Nikoleta MITA, Profesor UT, Clemson Univ. SC/ USA
 
Prof Assoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, Dekane FTB, Kolegji Universitar “Bedër”. 
 
Të pranishmit drejtuan pyetje dhe nxitën diskutime me njëri-tjetrin përgjatë eventit.