“Përkthyesi dhe pengesat për të përkthyer letërsi”

Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar Bedër organizon leksionin e hapur me temë: “Përkthyesi dhe pengesat për të përkthyer letërsi”.

E ftuar në bashkëbisedim me studentët e programit Gjuhë dhe Letërsi Angleze është Dr. Flavia Kaba, fituese e Cmimit për Përkthyesin e Vitit, dhënë në Panairin e Librit 2021. 

Dr. Kaba është përkthyese nga origjinali i shtatë romaneve të autorëve spanjollë si Carlos Ruiz Zafón dhe Julia Navarro: "I burgosuri i qiellit", "Princi i mjegullës", "Pallati i mesnatës", "Dritat e shtatorit", "Labirinti i shpirtrave", "Qyteti i avullit", "Qëllo, tashmë kam vdekur".

Datë: 9 dhjetor 2021

Ora: 12:00

Auditori: A301

Ju mirëpresim!