Programet Master, Bedër ofron 13 profile studimi

Kolegji Universitar Bedër vazhdon të mirëpresë aplikimet për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe master profesional. “Bedër” i ofron mundësinë aplikantëve që të përzgjedhin mes 13 profileve të ndryshme.

Për herë të parë këtë vit akademik hapet programi i studimit Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike. Ky program ka si objektiv parësor pajisjen e studentëve me njohuri dhe përgatitjen e plotë në fushën e dizenjimit të sistemeve të ndryshme informatike, njohuri të avancuara të programimit në objekte dhe programimit në ëeb, menaxhimit të bazave të të dhënave, sigurisë së të dhënave, si dhe programimit inteligjent.

Gjithashtu, rishtazi ofrohet programi i studimit Master i Shkencave në Studime Religjioze, i cili ndahet me 3 profile: 1. Dialogu Ndërfetar; 2. Edukim Fetar; 3. Lidership Fetar. Ky program ndërdisiplinor, i ofruar i gjithi në gjuhën angleze, ka për qëllim të rrisë vetëdijen kulturore, politike dhe fetare, duke i mundësuar shoqërisë sonë të jetuarit në harmoni dhe duke respektuar botëkuptimet e ndryshme fetare.

Programi i Studimit Master Profesional në “Mësuesi, Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm”, vjen si risi duke u riorganizuar në dy profile: 1. Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Profili: “Mësues për Arsimin e Mesëm të Lartë (Gjimnaz)”; 2. Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Profili: “Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët (9-vjeçare)”.

DATA TË RËNDËSISHME:

Afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër për programet e ciklit të dytë është deri më datë 18 tetor 2021. Më pas, komisionet e ngritura pranë çdo departamenti shpallin listat e fituesve. Ndërmjet datave 3 Nëntor - 17 Nëntor 2021 kandidatët fitues paraqiten pranë Kolegjit Universitar Bedër për të bërë regjistrimin final.

Programet master të ofruara nga Kolegji Universitar Bedër për vitin akademik 2021-2022 janë:

▶️ Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike

▶️ Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Penale

▶️ Master Shkencor në Drejtësi / E Drejtë Ndërkombëtare

▶️ Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Gazetari

▶️ Master Shkencor në Shkenca Komunikimi / Marrëdhënie Publike

▶️ Master Profesional në Komunikim Marketingu

▶️ Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze

▶️ Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Mësues për Arsimin e Mesëm të Lartë (Gjimnaz)

▶️ Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Angleze / Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët (9-vjeçare)

▶️ Master Shkencor në Shkencat Islame

▶️ Master Shkencor në Studime Religjioze / Dialogu Ndërfetar

▶️ Master Shkencor në Studime Religjioze / Edukim Fetar

▶️ Master Shkencor në Studime Religjioze / Lidership Fetar


Për më shumë informacione rreth kritereve dhe mundësive, kontaktoni:

📱 +355 67 34 27 001
📩 adm[email protected]
🌐 admissions.beder.edu.al