OBJEKTIVAT

OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM
 

Krijimi i një ambienti të përshtatshëm që inkurajon kërkimin shkencor, edukimin dhe trajnimet për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion, zhvillim profesional tē vazhdueshëm të studentëve të KU Bedër, të të diplomuarve nga IAL të tjera apo individëve të interesuar për të marrë trajnime në shërbim. 

Organizimi i konferencave, simpoziumeve, workshopeve dhe seminareve në fushën e kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Menaxhimi i dy revistave shkencore me ISSN të institucionit BJES dhe BJH.

Organizimi dhe bashkëpunimi në programe kërkimore që synojnë vënien e institucionit në shërbim të shoqërisë.

Inkurajimi dhe mbështetja e projekteve me natyrë disiplinore dhe ndërdisiplinore mes fakulteteve dhe studentëve.

Publikimi i artikujve shkencorë të stafit akademik dhe studentëve sipas rregullave të vendosura nga revistat shkencore.

Ndjekja e procedurave të promovimit të titujve për stafin akademik. 

Zhvillimi i kërkimit shkencor si dhe nxitja e projekteve me në fokus stafin akademik apo studentët duke promovuar në këtë mënyrë kërkimin shkencor akademik,  të studentëve apo bashkëpunimin me partnerët nga tregu i punës.

Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme me partnerë ndërkombëtarë. Kërkimi shkencor do të vihet në shërbim të rajonit dhe më gjerë duke realizuar projekte kërkimore të përbashkëta me njësitë vendore, universitete brenda dhe jashtë vendit.

 
 
 
OBJEKTIVA SPECIFIKË
 

Organizimi i trajnimeve, kërkimeve dhe zhvillimi i partneriteteve nē fushēn e shkencave kompjuterike, IT dhe teknologjisē, të biznesit apo të fushave të tilla të humaniteteve si drejtësia, edukim etj., të cilat përmbyllen me një certifikatë tē njohur në nivel kombëtar apo të cilat japin mundësinë e marrjes së një certifikate ndërkombëtare.

Vendosja e partneriteteve me qendra/institute të tjera, aktorët dhe grupet e interesit nga tregu i punës, bota e biznesit dhe tregu i IT dhe shkenca kompjuterike.

Sigurimi i një platforme për Kolegjin Universitar Bedër dhe partnerët e tij për të krijuar lidhje reciproke të dobishme për të nxitur dhe ndihmuar aktivitetet e inovacionit dhe për të vepruar si një katalizator dhe lehtësues për çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe si inkubator i ideve dhe projekteve mbi inovacionin në shoqëri.

Mbështetja e kërkimit shkencor të orientuar për të zgjidhur problemet e botës reale. 

Zhvillimi i ideve në aplikime inovativedhe lehtësimi i bashkëpunimeve dhe partneriteteve me industrinë, IAL-të dhe segmente të ndryshme të shoqërisë të cilat ndikojnë në futjen e risive të teknologjive dhe në ofrimin e zgjidhjeve për një zhvillim të qëndrueshëm.