STAFI

Anëtarët e Këshillit të Qendrës:

Nr. Titulli Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Edona Llukaçaj [email protected]
2 Prof. Asoc. Dr. Zhuljeta Daja [email protected]
3 Prof. Assoc. Dr. Isa Erbaş [email protected]
4 MSc. Ilberjan Durmishi [email protected]
5 Msc. Malvina Sukaj [email protected]
6 MSc. Resul Kiliç [email protected]
7 Msc. Esmeralda Dema [email protected]

 

Dr. Edona Llukaçaj

Drejtorja e Qendrës Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion, Dr. Edona Llukaçaj është diplomuar në Kulturë dhe Letërsi Amerikane, ka përfunduar studimet pasuniversitare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, dhe mban titullin doktor në Studime të Krahasuara në Letërsi me dizertacionin The Ideologies of Oppression: A Comparative Study of Ngugi wa Thiong’o and Ismail Kadare. Autore e librit Call Him Ismail: A Postcolonial Critique of Ismail Kadare (2011) dhe bashkëautore e disa titujve, Llukaçaj është edhe autore e një numër artikush kërkimorë në revista të ndryshme shkencore, si dhe pjesëmarrëse në kongrese, konferenca dhe sempoziume të ndryshme. Puna e saj kërkimore fokusohet në multikuturalizëm, postkolonializëm, kozmopolitanizëm, çëshjtet e identitetit dhe margjinalizim, letërsi politike, memorie kolektive si dhe mbi kulturën e letërsinë e vendeve në zhvillim. Gjatë punës së saj si lektore brenda dhe jashtë vendit, Llukaçaj ka lektruar një sërë kursesh me fokus letërsinë, kulturën, gjuhën dhe edukimin. Dr. Llukaçaj është gjithashtu përkthyese e disa librave në gjuhën angleze, turke dhe nga këto gjuhë në shqip, si dhe autore e mjaft analizave në shtyp.

Prof. As. Dr. Isa Erbas

Prof. Asoc. Isa Erbas ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në programin e Gjuhës Angleze dhe Mësimdhënies në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Penzës, Penzë, Rusi. Krahas masterit në Gjuhë dhe Mësimdhënie Angleze, ai ka mbaruar masterin e dytë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Epoka. Ka kryer doktoraturën në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Dr. Erbas ka ndjekur trajnime nga Departamenti i Edukimit të Vazhdueshëm i Universitetit të Oksfordit dhe Oxford University Press në lidhje me menaxhimin e ELT dhe mësimdhënien e anglishtes për adoleshentët.

Prof. As. Dr. Zhuljeta Kadilli Daja

Prof. Asoc. Zhuljeta Kadilli Daja ka punuar si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Humane, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan përreth 21 vite. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Histori-Gjeografi ne vitin 1983. Fusha e kërkimit është periudha e fundit e shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Ka botuar monografinë “Elbasani në vitet 1892-1908, sipas regjistrave Osmanë” (2014).

 

 

 

 

Plani Mësimor

STAFI