Rektori i Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Gjergj Sinani bashkë me bashkëpunëtorë të tij, priti në një takim Prof. Dr. Woei Hung nga Universiteti i North Dakota-s, SHBA.
Rektori e falënderoi z. Hung për seminaret dhe leksionet e zhvilluara nga ai në Kolegjin Universitar Bedër dhe i dorëzoi “Certifikatën e Mirënjohjes” në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si profesor vizitor në një sërë aktivitetesh akademike për stafin dhe studentët të organizuara nga Qendra Kërkimore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion dhe Departamenti i Shkencave Kompjuterike, në Fakultetin e Teknologjisë dhe Biznesit të Kolegji Universitar “Beder” gjatë datave 22 nëntor – 1 dhjetor 2022.
Gjatë kësaj periudhe Prof. Dr. Hung zhvilloi aktivitetet e mëposhtme:
1. Seminar për stafin akademik: Qasja konstruktive në mësimdhënie dhe zbatimi i tij në klasa
2. Leksion i hapur për studentët: Përdorimi i teknologjisë në të nxënit e bazuar në problem
3. Leksion i hapur për studentët: Programet kompjuterike në shërbim të mësimdhënies dhe mësimnxënies
4. Moduli Master për studentët Master: Përdorimi i teknologjisë në kryerjen e kërkimit
Në këtë takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimet e mundshme mes Kolegjit Universitar Bedër dhe Universitetit të North Dakota-s në SHBA.