Studentët e Informatikës Ekonomike në Panairin

Studentët e programit të Informatikës Ekonomike në Kolegjin Universitar Bedër morën pjesë në panairin "Future2Tech", një event i organizuar nga AlbaniaTech dhe Iceberg Exhibitions. Ky aktivitet u fokusua në tendencat më të reja dhe inovacionet teknologjike, duke përfshirë sektorë të ndryshëm si elektronika, softuerët, telekomunikacioni, inteligjenca artificiale, robotika dhe më shumë.
 
Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me teknologjitë më të avancuara dhe produktet më të reja përmes ekspozitave dhe demonstrimeve live. Aktiviteti gjithashtu përfshiu prezantime nga profesionistë të fushës dhe mundësi për të diskutuar projekte të ardhshme dhe për të ndarë ide.
 
Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të eksploronin aplikime praktike të njohurive të tyre, duke i lidhur ato me teorin, dhe për të përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.